Ndërlidhjet

logo-print

Evakuohet një pjesë e Varshavës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Diku tre mijë njerëz janë evakuuar nga disa ndërtesa në qendër të Varshavës të martën pasi punëtorët që po ndërtonin një linjë të Metro-s gjetën një bombë nga koha e Luftës së Dytë Botërore, bëri të ditur policia.

Ajo e kërkoi ushtrinë në vendin e ngjarjes për ta zhvendosur bombën 1.5 tonëshe, ndërsa e mbylli për trafik zonën përreth.

Një varg ndërtesash, përfshirë selinë e Bankës Kombëtare të Polonisë dhe atë të stacionit televiziv TVP, u evakuuan deri në sigurimin e bombës.

Bomba u gjet në sheshin e protestave në Varshavë, ku kishin shpërthyer protestat e 1944-ës kundër nazistëve.

Bomba ishte e treta me radhë që u gjet në muajt e fundit kur po vazhdojnë punimet në ndërtimin e linjës së Metros në qytet.
XS
SM
MD
LG