Ndërlidhjet

Kacin: Jo data këtë vit- Reagon Daçiq


Flamujt e BE-së dhe Serbisë

Flamujt e BE-së dhe Serbisë

Edhe pas porosisë së raportuesit evropian për Serbinë, Jelko Kacin se Beogradi këtë vit nuk do ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kryeministri serb, Ivica Daçiq shpreson se nuk do të ketë kushte të reja për Serbinë.

“Qëllimi i Serbisë është që deri në fund të vitit ose në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ta marrë datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, sepse ky është interes i yni kombëtar dhe shtetëror”, tha Daçiq.

Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i cili ka arritur të hënën në Beograd me porosinë se Serbia në këtë vit nuk do ta marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Daçiq shpjegoi se porosia e Kacinit mbi datën është vlerësim personal i tij.

“Ky është qëndrim i tij, që para se gjithash ka për bazë atë nëse Serbia do të ketë kohë të mjaftueshme të bëjë gjithçka është e nevojshme për këtë. Ne do të përpiqemi që ta kryejmë këtë punë”, theksoi ai.

Serbia ka marrë statusin e kandidates për anëtarësim në BE në fillim të këtij viti, por nisja e bisedimeve varet si nga zhvillimet e brendshme në Serbi, ashtu edhe nga raportet me fqinjët.

BE ka bërë të qartë se një nga kushtet e dhënies së datës është edhe normalizimi i raporteve me Kosovën.
XS
SM
MD
LG