Ndërlidhjet

logo-print

Lirohet ish-gruaja e vrasësit pedofil


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një gjykatë e lartë në Belgjikë vendosi që ish-gruaja dhe bashkëpunëtorja e vrasësit pedofil, Mark Dytru, mund të lirohet nga burgu.

Gjykata belge vendosi se dy apelet-njëri i udhëhequr nga babai i viktimës dhe i dyti nga prokurorët, ishin të pabaza duke bërë që të respektohet vendimi i një gjykate rajonale për ta liruar Martinin nga dënimi i saj prej 30 vitesh në burg.

Mishell Martinit, 52 vjeçare, i është ofruar një shtëpi e re në Malon.

Martin kishte qëndruar përgjatë 16 viteve të fundit në burg për shkak se kishte ndihmuar bashkëshortin e saj në rrëmbimin, përdhunimin dhe mbajtjen në qeli të gjashtë vajzave në vitet e 90-ta.

Katër nga gjashtë viktimat kishin vdekur pas torturave të Dyrtrus.
XS
SM
MD
LG