Ndërlidhjet

Arrestohet kreu i mafias siciliane


Policet italianë duke mbajtur një listë të personave të kërkuar nga shteti
Policet italianë duke mbajtur një listë të personave të kërkuar nga shteti
Autoritetet italiane njoftuan se është arrestuar kreu në arrati i mafias siciliane në Venezuelë.

Policia dhe prokurorët në Palermo-kryeqytetin sicilian, u thanë gazetarëve se Salvatore Bonomolo po bënte pazar në një qendër tregtare në ishullin Margarita kur u arrestua të hënën.

Ata thanë se hetuesit i kishin rënë në gjurmë të arratisurit duke përcjellur lëvizjen e parasë që po ia dërgonte famila nga Italia dhe duke përgjuar telefonatat e familjarëve të tij.

Autoritetet italiane theksuan se Bonomolo po kërkohej në Itali që nga viti 2007, ku ai është dënuar me 10 vite e katër muaj burg.

Bonomolo dyshohet të jetë kreu i klanit kriminel të Porta Nuovas në Palermo.
XS
SM
MD
LG