Ndërlidhjet

Daçiq e Xhombiq duan zgjerim të bashkëpunimit ekonomik


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kryeministri serb, Ivica Daçiq, dhe homologu i tij i Republika Srpskas, Aleksandër Xhombiq, u pajtuan për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja palëve përmes zbatimit të projekteve konkrete.

Agjencia e lajmeve HINA bëri të ditur se kjo temë ishte në qendër të takimit të së martës ndërmjet të dy politikanëve serbë.

Daçiq dhe Xhombiq kërkuan gjithashtu respektimin e marrëveshjes së Dejtonit, e cila siç thanë ata, nuk bën të ndryshohet pa konsensusin e të tri popujve dhe dy entiteteve që jetojnë në Bosnjë.

Pas takimit, Daçiq tha se nuk është tërësisht i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe entitetit serb të Bosnjës.

“Projektet konkrete janë të nevojshme nëse duam të zhvillojmë bashkëpunimin e mirëfilltë. Ky do të jetë prioritet i qeverisë së Serbisë dhe shpresoj se do të jetë i tillë edhe për Republika Srpskan”, tha ai.
XS
SM
MD
LG