Ndërlidhjet

Theksohet rëndësia për decentralizim edhe në veri të Kosovës


Pamje nga veriu i Mitrovicës

Pamje nga veriu i Mitrovicës

Pak kohë para përmbylljes zyrtare të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, është mbajtur në Prishtinë takimi përmbyllës i Grupit Ndërministror për Decentralizim.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se përmes procesit të decentralizimit qeveria e Kosovës ka bërë “arritje të dukshme” në garantimin ligjor të të drejtave të komuniteteve, ndërsa shfaqi nevojën për një bashkëpunim të dyanshëm në zbatimin e një procesi të tillë.

“Ne kemi parasysh të arriturat e vazhdueshme në këtë proces, por gjithashtu kemi parasysh sfidat dhe vështirësitë në drejtim të avancimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë në vend. Sepse, garantimi ligjor mund të jetë sfidues nëse për zbatimin e tij nuk punojnë si udhëheqësit dhe vetë punëtoret e institucioneve në njërën anë, dhe vetë pjesëtarët e komuniteteve në anën tjetër”, citon një komunikatë për media e ekzekutivit kosovar kreun e qeverisë së vendit.

Prishtina zyrtare planifikon që deri në fillim të shtatorit t’i ketë përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga plani Ahtisaari, i cili ia pat hapur rrugën shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Decentralizimi, si një nga pjesët themelore të planit, është zbatuar në tërë Kosovën me përjashtim veriun e Mitrovicës, ku vazhdon të jetë e fuqishme rezistenca e serbëve lokalë ndaj autoritetit shtetëror të vendit.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, tha se një shans për zbatimin e decentralizimit edhe në veri të Mitrovicës ofron Zyra Administrative atje.

“E nxisë qeverinë që të shfrytëzojë këtë situatë pozitive për t’i ofruar dorën e miqësisë dhe ripajtimit komunitetit serb në veri”, tha Feith.

Aambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ndërkaq u shpreh:

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të shohin zbatimin e plotë të parimeve të propozimit gjithëpërfshirës të zotit Ahtisaari përfshirë edhe ngritjen e komunës veriore të Mitrovicës”, theksoi ajo.
XS
SM
MD
LG