Ndërlidhjet

Franca hap hetimet për vrasje në rastin Arafat


Jaser Arafat

Jaser Arafat

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për vrasje në lidhje me vdekjen e udhëheqësit palestinez Jaser Arafat.

Zyrtarët francezë thanë të martën se prokurorët kanë rënë dakord për të filluar hetimin, por ata ende nuk e kanë emëruar gjyqtarin hetues.

Familja e Arafatit ka nisur rastin në muajin korrik, pasi që shkencëtarët zviceranë thanë se ata gjetën gjurmë të “të rëndësishme” të elementit radioaktiv polonium-210 në disa nga gjësendet e Arafatit.

Të dhënat mjekësore të Arafatit, i cili vdiq në një spital ushtarak francez në vitin 2004 në moshën 75 vjeçare, tregojnë se ai kishte pësuar një sulm si pasojë e çrregullimeve të tensionit të gjakut.

Megjithatë, shumë palestinezë besojnë se ai u helmua nga Izraeli, sepse ai ishte një pengesë për paqe. Izraeli ka mohuar çdo përfshirje.

Arafat ka udhëhequr Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO) për 35 vjet dhe u bë presidenti i parë i Autoritetit Palestinez në vitin 1996.
XS
SM
MD
LG