Ndërlidhjet

logo-print

Japoni-Kore Veriore, takim direkt pas 4 vjetësh


Kore Veriore

Kore Veriore

Zyrtarët qeveritarë nga Japonia dhe Koreja e Veriut kanë planifikuar të takohen të mërkurën në bisedimet e para direkte të tyre në katër vjet.

Raportet thonë se bisedimet që zhvillohen në Pekin do të fokusohen në kthimin e eshtrave të shtetasve japoneze që vdiqën në veri të gadishullit korean gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Japonia gjithashtu mund të ngrejë çështjen e rrëmbimit të qytetarëve të saj nga Pheniani në vitet e ’70-ta dhe të ’80-ta të shekullit të kaluar.

Pheniani ka pranuar rrëmbimin e 13 shtetasve japonezë dhe shfrytëzimin e tyre si trajnues të spiunëve.

Kryeqyteti koreano-verior premtoi në vitin 2008 se do të kryejë hetime në lidhje me rrëmbimet, por ende nuk ka bërë një gjë të tillë.

Diskutimet, që pritet të zgjasin së paku një ditë, vijnë pasi që qeveritë kërkojnë indikacione në lidhje me drejtimin e politikës së jashtme të liderit koreno-verior Kim Jong-un, i cili mori udhëheqjen pasi që babai i tij, Kim Jong-il vdiq vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG