Ndërlidhjet

Uragani "Isaac" godet Luizianën


Pamje staelitore të uraganit "Isaac"

Pamje staelitore të uraganit "Isaac"

Uragani "Isaac" ka goditur tokën në juglindje të Luizianës dhe po shkon drejt Nju Orllinsit.

Stuhia, e cila ka përfshirë zonat bregdetare me erëra deri në 130 kilometra në orë, pritet ta godasë Nju Orllinsin sot (29 gusht), saktësisht shtatë vjet pasi uragani Katrina e shkatërroi qytetin.

Autoritetet nuk kanë urdhëruar ndonjë evakuim në Nju Orllins, duke u thënë banorëve që të përforcojnë shtëpitë e tyre dhe të funrizohen me ushqime.

Ndërsa nuk është aq i fuqishëm sa Katrina, "Isaac" kërcënon të përmbysë brigjet e katër shteteve.

Presidenti Barak Obama ka shpallur gjendje emergjente në Luizianë dhe Misisipi, duke lejuar fondet federale për autoritetet lokale.

Uragani ka lënë të vdekur të paktën 24 njerëz në Haiti dhe Republikën Domenikane, si dhe ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në Karaibe.
XS
SM
MD
LG