Ndërlidhjet

Ekuadori nuk ekstradon Barankoun


Aleksandër Barankou, ish polic bjellorus
Aleksandër Barankou, ish polic bjellorus
Një gjyqtar në gjykatën më të lartë të Ekuadorit ka refuzuar kërkesën e Bjellorusisë për ekstradimin e një ish hetuesi të policisë, i cili kërkohet nga autoritetet bjelloruse nën dyshimet për mashtrim dhe grabitje.

Gjyqtari Karlos Ramirez i Gjykatës Kombëtare të Drejtësisë vendosi se statusi i refugjatit politik që i është dhënë Aleksandër Barankous, ishte i justifikuar, dhe e urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Barankou 30-vjeçar, të cilit i është dhënë azil në Ekuador në vitin 2010, tha se ka ikur nga Bjellorusia pas zbulimit të një rrjeti të kontrabandës së naftës që përfshin zyrtarë të lartë të regjimit autoritar të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ai thotë se jeta e tij mund të rrezikohet po që se kthehet në vendin e tij.

Rasti Barankou fitoi rëndësi pasi që Ekuadori i dha azil themeluesit të WikiLeaks Xhulian Asanzh, duke thënë se ai përballet me rrezikun e një gjykimi të padrejtë dhe një dënimi të mundshëm me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG