Ndërlidhjet

Refuzohet apeli i Timoshenkos


Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko
Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko
Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar apelin e ish kryeministres Julia Timoshenko kundër dërnimit shtatëvjecar me burg nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjykata e lartë ka marrë vendimin sot në Kijev.

Timoshenko është futur në burg që nga dënimi i saj në tetorin e kaluar në lidhje me një marrëveshje gazi të arritur me Rusinë sa ishte kryeministre, në vitin 2009.

Qeveria tha se marrëveshja minon interesat kombëtare të Ukrainës.

Ekipi mbrojtës i Timoshenkos tha se negociimi i marrëveshjes me Rusinë ka qenë akt politik dhe nuk ka të bëjë asgjë me veprimet kriminale.

Timoshenko tha se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Janukoviq, i cili e mposhti atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Përndjekja e Timoshenkos është dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG