Ndërlidhjet

Kacin: Arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar sot në Beograd se është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës është arritur”, u ka thënë Kacin gazetarëve pas takimit me kreun e Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“Do t’ia lija kohës për të parë Serbinë në forume të tilla. Izolimi nuk i bën punë askujt. Serbia duhet të marrë përgjegjësitë”, ka thënë Kacin.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Por, të dyja palët kanë interpretuar ndryshe marrëveshjen, duke bërë që përfaqësuesit e Serbisë shpesh të braktisin organizimet ku merrnin pjesë edhe homologët e tyre kosovarë.

Marrëveshja parasheh përfaqësimin e Kosovës me fusnotë, e cila përfshin mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG