Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 5 oficerë të sigurisë në Irak


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se pesë oficerë të sigurisë, përfshirë një gjeneral, janë vrarë në një seri sulmesh.

Gjenerali Nadum Tajeh mësohet të ketë qenë rrugës për në punë, kur një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj makinës së tij.

Ai është zyrtari i tretë i lartë që vritet në tre ditët e kaluar.

Po sot, në veri të qytetit Kirkuk, burimet zyrtare kanë bërë të ditur se dy sulme të ndara me bomba kanë vrarë katër policë dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Forcat e sigurisë janë shënjestër kryesore e kryengritësve që kërkojnë të destabilizojnë Irakun.
XS
SM
MD
LG