Ndërlidhjet

Rasti Timoshenko - BE e zhgënjyer me Kievin


Bruksel
Bruksel
Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar apelin e ish-kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit shtatëvjeçar me burgim, nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkimi Evropian shtë shprehur “thellësisht i zhgënjyer” me vendimin.

“Kemi marrë me keqardhje rezultatin e shqyrtimit nga ana e gjykatës më të lartë të Ukrainës për rastet civile dhe kriminale. Jemi thellësisht të zhgënjyer me pasojat e situatës, pasi dy liderë të rëndësishëm të opozitës janë privuar nga pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare, për shkak të gjykimeve që nuk respektojnë standardet ndërkombëtare”, ka thënë Majkëll Man, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Më 17 gusht, Kievi ka dënuar me dy vjet heqje lirie ish-ministrin e brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko

Bashkimi Evropian ka shtyrë nënshkrimin e marrëveshjeve për asociim me Ukrainën dhe për zonën e tregtisë së lirë, për shkak të rastit Timoshenko.

Timoshenko ka thënë se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Janukoviq, i cili e ka mposhtur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Ish-kryeministrja është dënuar në vjeshtë të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG