Ndërlidhjet

Asad: Na duhet ende kohë për të fituar luftën


Bashar al-Asad

Bashar al-Asad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka thënë se trupave të tij u duhet më shumë kohë për të fituar luftën kundër forcave opozitare.

Në një intervistë për një televizion privat të Sirisë, Asad ka thënë se forcat qeveritare “po lëvizin përpara, porse rezultati i luftës nuk është vendosur ende”.

“Ne po bëjmë luftë rajonale dhe globale, andaj duhet kohë për ta fituar”, ka thënë Asad.

Kryengritja kundër regjimit të tij ka kaluar muajin e 17-të.

Luftimet ndërmjet forcave rebele dhe trupave qeveritare kanë vazhduar edhe sot, sidomos në Alepo, Idlib dhe Deir Ezor.

Aktivistët thonë se rreth 25,000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave në mars të vitit 2011.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 214,000 sirianë janë larguar për në vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG