Ndërlidhjet

logo-print

Të shtëna në Prishtinë, plagoset një person


Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga të shtënat me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur sot në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në mesidtë, në rrugën “Rexhep Luci”, afër kinemasë së qytetit “ABC”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se në vendngjarje është gjetur një revole, më të cilën dyshohet se është plagosur qytetari.

Policia njofton se personi i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, derisa për autorin e incidentit thotë se është në dijeni dhe në kërkim të tij për arrestim.
XS
SM
MD
LG