Ndërlidhjet

logo-print

Eshton më aktive në dialogun Kosovë-Serbi?!


Baronesha Kethrin Eshton

Baronesha Kethrin Eshton

Gazeta “Wall Street Journal” shkruan se shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, baronesha Kethrin Eshton, po shqyrton përfshirjen më aktive në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky proces deri më tash është ndërmjetësuar nga diplomati evropian, Robert Kuper.

Megjithatë, gazeta thekson se Eshton së pari do që të shohë nëse Qeveria e re e Serbisë “është e gatshme të luajë lojën”.

Një provë kyçe për këtë, sipas së përditshmes amerikane, do të jetë vizita e parë në Bruksel e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, e cila do të zhvillohet të martën e ardhshme.

“Wall Street Journal” thotë se gjatë kësaj vizite, Brukseli do të fokusohet në angazhimet e zotit Daçiq për të zbatuar plotësisht shtatë marrëveshjet e arritura deri më tash me Prishtinën.

Megjithatë, gazeta citon edhe sheqtësimet e diplomatëve se Qeveria e Serbisë, "e preukopuar me problemet e saj ekonomike", nuk do të shpenzojë kapital politik në dialogun me Kosovën.

Zyrtarët e BE-së, në anën tjetër, e kanë bërë të qartë se bisedimet për pranimin e Serbisë në bllokun evropian mund të nisin vetëm kur të ketë përparim në dialogun Prishtinë-Beograd.
XS
SM
MD
LG