Ndërlidhjet

Interesat partiake mbi raportet ndëretnike


Flamuri i Maqedonisë
Flamuri i Maqedonisë
Kriza qeveritare edhe pse në plan të parë duket si lojë mes partive në pushtet për të ruajtur popullaritetin e tyre, domosdoshmërish reflektohet edhe në raportet ndëretnike në vend.

Vlerësime të këtilla japin profesorët universitarë dhe njohës të zhvillimeve politike, Petar Atanasov dhe Nazmi Maliqi.

Sipas tyre, ndasitë etnike në Maqedoni janë evidente dhe krizat e këtilla mund edhe më shumë të përkeqësojnë situatën në këtë plan, andaj partitë, thotë Atanasov, duhet të heqin dorë nga keqpërdorimi i raporteve ndëretnike për qëllime të politikës ditore, apo për shmangien e vëmendjen nga problemet reale.

Ngjarja në fshatin Sllupçan e përkuljes së pjesëtarëve të ARM-së dhe ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi, para memorialit të UÇK-së, që edhe shkaktoi krizën qeveritare, është incident etnik. Në fakt, incidentet etnike janë dukuri e shpeshtë në koalicionin qeveritar ndërsa ndodhin për shkak të presionit nga jashtë. Opinioni kërkon më shumë rezultate, më shumë vende pune, më shumë prosperitet dhe meqë kjo nuk ndodh, kampet etnike bëjnë incidente të këtilla që të tregojnë patriotizmin e tyre se sa shumë kujdesen njëra palë për maqedonasit dhe tjetra për shqiptarët”, thotë Atanasov.

Edhe Nazmi Maliqi, profesor në Universitetin Fon të Shkupit, thotë se partitë politike me veprimet e tyre të pamatura po rikthejnë mosbesueshmërinë dhe ndasitë ndëretnike, përkundër arritjes së një marrëveshjeje kompromisi në vitin 2001.

Për fat të keq kjo po ndodhë përkundër arritjes së një marrëveshjeje të kompromisit dhe pajtimit siç ishte Marrëveshja kornizë e Ohrit, por çdo krijim i një mosbesueshmërie apo e rikthimit të problemeve ndëretnike si problem politik për të mbetur në pushtet është vlerësim i gabuar dhe me siguri se strukturat e politikanëve që mendojnë se kjo armë është kryesore me siguri se edhe atë vetë një ditë do të dëshpërohen”, thotë Maliqi duke shtuar se partitë vëmendjen e tyre duhet ta përqendrojnë në sfidat me të cilat po përballet popullata, e të cilat janë të mëdha.

Nuk ka hapësirë të komoditetit për të bërë lojëra politike për të krijuar paqartësi te qytetarët, pasi ata kanë nevojë që të shohin projekte ekonomike që ngritin nivelin e jetesës, mirëqenies për të jetuar në këtë shtet dhe ajo që po ndodhë me keqardhje mund të konstatoj se po shkojnë në atë drejtim që si moto kryesore e ruajtjes së pozicioneve të tyre të mbetet verbalizmi me konotacion ndëretnik me një politikë ndoshta edhe populiste”, shprehet Maliqi.

Ndërsa Atanasov thotë se garat politike mes partive duhet të ekzistojnë për jo në kurriz të marrëdhënieve ndëretnike apo në rrënimin e funksionimit të sistemit

Në Maqedoni po ndodhë një garë politike e cila nuk duhet të dal nga kontrolli. Ajo duhet të mbahet në kuadër të institucioneve dhe të zhvillohet luftë normale politike”, thotë Atanasov.

Ndërkohë, partitë e koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI, vazhdojnë të mbrojnë pozicionet e tyre sa i përket krizës. Partia shqiptare në qeveri thotë se do të braktisë qeverinë në momentin kur partia e kryeministrit Gruevski do të miraton ligjin për zhdëmtim për forcat e sigurimit e që nuk përfshinë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së që pësuan në vitin 2001.

Projekt ligji do të vihet për miratim në seancën parlamentare më 10 shtator.
XS
SM
MD
LG