Ndërlidhjet

Thaçi kërkon më shumë përkushtim për reforma


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje, dy koncept-dokumente për hartimin e projektligjeve dhe shtatë vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në fjalën e hapjes, Thaçi ka thënë se Kosova po hyn në një fazë të rëndësishme të forcimit dhe konsolidimit të saj, duke cilësuar si dëshmi për këtë përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Pavarësia e plotë nënkupton edhe përgjegjësi të plotë. Tani e tutje, edhe më shumë duhet të kemi përkushtim për përmbushjen e reformave demokratike, shumë të nevojshme për realizimin e qëllimit tonë për anëtarësim në NATO dhe BE”.

“Tani të gjithë duhet të angazhohemi në këtë objektiv. Demokracia nënkupton participim e jo bllokim”, ka thënë, ndër të tjera, Thaçi.
XS
SM
MD
LG