Ndërlidhjet

logo-print

Japonia dhe Koreja V. mbajnë bisedime direkte


Kore Veriore

Kore Veriore

Zyrtarët qeveritarë nga Japonia dhe Koreja e Veriut janë takuar për bisedimet e para direkte në katër vjet.

Bisedimet në Pekin janë fokusuar në kthimin e mbetjeve mortore të shtetasve japonezë, që kanë vdekur në veri të Gadishullit Korean gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Japonia po ashtu ka ngritur çështjen e rrëmbimit të qytetarëve të saj nga Phenjani në vitet 1970 dhe 1980.

Phenjani ka pranuar se ka rrëmbyer 13 shtetas japonezë dhe se i ka shfrytëzuar për spiunazh.

Në vitin 2008, është zotuar se do të hetojë rrëmbimet, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Bisedimet kanë ndodhur në kohën kur qeveritë kërkojnë indikacione në lidhje me drejtimin e politikës së jashtme të liderit koreano-verior, Kim Jong-un, i cili ka marrë udhëheqjen pasi vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG