Ndërlidhjet

Presidenti Nishani e fillon vizitën në Kosovë


Bujar Nishani
Bujar Nishani
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, e fillon sot vizitën e tij dyditëshe në Kosovë, me ç’rast pritet të takohet me zyrtarët më të lartë.

Ai së pari pritet të bisedoj me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e pastaj edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Parashihet që zoti Nishani do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Muistafa, e personalitete të tjera.
XS
SM
MD
LG