Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmet e “brendshme” – tre australianë të vrarë


Ushtarët e jashtëm në një pozicion në Afganistan

Ushtarët e jashtëm në një pozicion në Afganistan

Tre ushtarë të Australisë janë vrarë nga një person me uniformë të armatës së Afganistanit. Ky është i fundit në valën e të ashtuquajturave sulme “të brendshme”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes së Australisë, Uaren Snoudon, tha se dy ushtarë të tjerë të këtij vendi janë plagosur gjatë sulmit, që ndodhi në mbrëmë vonë.

Raportet e mëhershme thonin se tre ushtarë të NATO-s ishin vrarë nga një pjesëtar i forcave të sigurisë së Afganistanit në provincën jugore Oruzgan, ku afro 1500 ushtarë të Australisë janë të vendosur.

Afro 45 ushtarë të jashtëm, shumica prej tyre amerikanë, janë vrarë nga 30 sulme të “brendshme” gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG