Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, BE: Zhgënjim me vendimin lidhur me Timoshenkon


Viktoria Nuland

Viktoria Nuland

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pas refuzimit të apelit të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kundër dënimit prej 7 vitesh burg për keqpërdorim të pozitës.

Një gjykatë e apelit dje në Kiev e refuzoi ankesën e Timoshenkos.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, i ka përsëritur “shqetësimet amerikane për motivet politike” të këtij rasti në Ukrainë.

Më herët, Majkël Men, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga autoritetet e këtij vendi që “t’i shqyrtojnë efektet e drejtësisë selektive”.
XS
SM
MD
LG