Ndërlidhjet

Londër: Mbretëresha i hapi Lojërat Paralimpike


Pamje nga volejboli i sportistëve me aftësi të kufizuara fizike
Pamje nga volejboli i sportistëve me aftësi të kufizuara fizike
Mbretëresha britanike Elizabeta i ka shpallur të hapura Lojërat Paralimpike, Londra 2012, gjatë një ceremonie, në të cilën merrnin pjesë më se 3 mijë interpretues, shumica prej tyre persona me aftësi të kufizuara fizike.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, Filip Kraven, tha se lojërat janë “festë e shpirtit njerëzor” dhe se kanë “energji për ndryshimin e secilit prej nesh”.

Lojarat Paralimpike, në të cilat marrin pjesë sportistët me aftësi të kufizuara fizike, siç janë ata me amputime ose verbëri, mbahen pas Lojërave Olimpike.

Gjatë 11 ditëve të garave, do të paraqiten më se 4200 përfaqësues të 166 vendeve, që është një numër rekord.

Garat zhvillohen në 20 degë të sporteve.
XS
SM
MD
LG