Ndërlidhjet

logo-print

Nishani: Heqja e mbikëqyrjes, hap rrugë të re për Kosovën


Presidenti shqiptar, Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidenti shqiptar, Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Kosova e lirë, e pavarur, demokratike dhe sovrane është sot jo vetëm një realiteti i pakthyeshëm, por një faktor i domosdoshëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në gjithë rajonin e Ballkanit, tha sot në Prishtinë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, në cilësinë e presidentit, Nishani është pritur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Të dy presidentët u janë drejtuar gazetarëve pas takimit.

“Momenti i heqjes se mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një moment tjetër historik, që hap një rrugë të re për Kosovën, për qytetarët e saj në konsolidimin e shtetit, në konsolidimin e institucionevedhe në zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit ekonomik”.

“Natyrisht, raportet e Shqipërisë me Kosovën kanë qenë të shkëlqyera dhe do të mbetën te tilla”, tha Nishani.

Presidenti Nishani takon sot edhe kryeministrin Hashim Thaçi, pastaj kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, udhëheqës të subjekteve politike në Kosovë dhe ka një agjendë të ngjeshur aktivitetesh tjera.

Ai do t’u drejtohet edhe ligjvënësve kosovarë, në një seancë solemne, organizuar me rastin e vizitës së Nishanit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG