Ndërlidhjet

Jahjaga: Partitë të gjejnë unitetin për zbatimin e marrëveshjes


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përsëritur sot qëndrimin e saj se është përgjegjësi e liderëve të partive politike, që të gjejnë zgjidhje për marrëveshjen e tyre dhe se asaj nuk i lejohet të jap dorëheqje nga posti i saj si presidente.

“Është çështje e partive politike apo subjekteve politike, nënshkruesve të marrëveshjes politike, që të gjejnë modalitetin, që të gjejnë unitetin në zbatimin e kësaj marrëveshjeje".

"Dorëheqja nuk është e paraparë as me marrëveshjen politike, e as më amendamentet e propozuara kushtetuese. Nuk është e paraparë as me reformën kushtetuese dhe zgjedhore. Unë jam e përkushtuar të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Jahjaga.

Këto komente presidentja i bëri pas takimit që pati me homologun e saj nga Shqipëria, Bujar Nishani.
XS
SM
MD
LG