Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Mesazh për lirimin e grupit Pussy Riot në vendin e krimit


Mbishkrimi Lironi Pussy Riot i gjetur në një banesë ku janë vrarë dy femra në qytetin Kazan në Rusi

Mbishkrimi Lironi Pussy Riot i gjetur në një banesë ku janë vrarë dy femra në qytetin Kazan në Rusi

Hetuesit rusë thonë se mesazhi “Lironi Pussy Riot” është shkruar mbi trupat e pajetë të dy femrave, që janë gjetur të vrara në qytetin Kazan.

Komiteti i Hetimeve tha sot se femrat – nëna 76 dhe e bija 38 vjeçare – qartas ishin vrarë javën e kaluar.

Mesazhi lidhur me grupin Pussy Riot, thonë hetuesit, ishte shkruar, me sa duket, me gjak në murin e banesës së viktimave.

Avokatët e grupit muzikor Pussy Riot e kanë dënuar rastin , duke e cilësuar si një “provokim i neveritshëm”.

Më herët këtë muaj, tri pjesëtare të grupit Pussy Riot, nga një gjykatë në Moskë, ishin dënuar me dy vjet burg secila për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”, lidhur me protestën e muajit shkurt kundër presidentit Vlladimir Putin, në Katedralën kryesore ortodokse në Moskë.

Vendimi i gjykatës ruse ka hasur në dënim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG