Ndërlidhjet

Morsi: “Intervenim aktiv” për ta ndalur dhunën në Siri


Presidenti i Egjiptit Muhamad Morsi

Presidenti i Egjiptit Muhamad Morsi

Presidenti i Egjiptit, Muhamad Morsi, e ka dënuar regjimin e Sirisë si “shtypës” dhe ka bërë thirrje për tranzicion paqësor në demokraci në këtë vend të përfshirë nga lufta.

Duke folur në samitin e Lëvizjes së të Painkuarduarve në Teheran të Iranit, zoti Morsi ka ftuar për “intervenim aktiv” për ta ndalur dhunën në Siri.

Rrjeti televiziv al-Jazeraa ka raportuar se komentet e Morsit ndikuan që delegacioni i Sirisë të largohet nga salla ku mbahet samiti.

Vizita e Morsit është e para e një lideri të Egjiptit në Iran, në tri dekadat e fundit.

Të dy vendet mbeten të ndara lidhur me krizën në Siri. Derisa Irani i udhëhequr nga shiitët e mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Asad, Egjipti ka shprehur mbështetje për kryengritësit e udhëhequr nga sunitët, që synojnë përmbysjen e regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG