Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia konfiskoi 880 kg kanabis


Plantazh i kanabisit
Plantazh i kanabisit
Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot se gjatë disa ditëve të fundit i ka konfiskuar më se 880 kilogramë kanabis, në kuadër të goditjes kundër trafikimit në këtë vend, që konsiderohet nyje e rëndësishme e transportit të drogës së destinuar për Evropën Perëndimore.

Sasia më e madhe u konfiskua të martën, me ç’rast në qytetet jugore Saranda dhe Gjirokastra u konfiskua sasia prej 600 kilogramësh, që planifikohej të kontrabandohej në Greqi.

Dy kontrabandues janë arrestuar.

Të martën, poashtu, janë konfiskuar 187 kilogramë të tjera të kanabisit të fshehura në një kamion që synonte të futej në traget për në Itali, ka thënë policia.

Të mërkurën autoritetet i kanë shkatërruar disa sipërfaqe të mbjella me marihuanë, ndërsa janë konfiskuar edhe 94 kilogramë të kanabisit, pas bastisjes së shtëpive të disa personave të dyshuar në pjesën veriore të Shqipërisë, raporton AFP nga Tirana.

Prej fillimit të vitit, policia në Shqipëri ka konfiskuar më tepër se pesë tonelata të kanabisit, të destinuara për tregjet evropiane.
XS
SM
MD
LG