Ndërlidhjet

Protesta kundër bombardimeve nga Pakistani


Kabul, 30 gusht 2012.

Kabul, 30 gusht 2012.

Qindra afganë kanë demonstruar sot në Kabul, për të dënuar bombardimet e forcave pakistaneze në zonat e Afganistanit lindor.

Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër Pakistanit, derisa kanë marshuar në njërin nga pazaret kryesore të Kabulit.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Qeverisë afgane që t’iu sigurojë armë, në mënyrë që “të ndihmojnë në mbrojtjen e provincës Kunar”.

Zyrtarët afganë kanë thënë se sulmet ndërkufitare nga trupat pakistaneze në disa raste kanë pasur në shënjestër civilët.

Ditë më parë, presidenti Hamid Karzai ka ngritur këtë çështje edhe me homologun pakistanez, Asif Ali Zardari.
XS
SM
MD
LG