Ndërlidhjet

logo-print

Shitet “hoteli i fjalimeve” të Leninit


Moskë

Moskë

Hoteli Metropol në Moskë është shitur të enjten në ankand me një çmim prej 277 milionë dollarësh.

Grupi rus i biznesit, Azimut, ka blerë hotelin, duke paguar më shumë se çmimi origjinal prej 272 milionë dollarësh.

Metropoli ndodhet pranë Sheshit të Kuq dhe jo larg Teatrit Bolshoi.

Ai është hapur në vitin 1901. Pas revolucionit bolshevik, Vladimir Lenini ka mbajtur fjalimet nga lokacionet e tij.

Pas rënies së komunizmit, pop-këngëtari i ndjerë, Majkëll Xhekosn, ka qëndruar aty, pasi ka performuar në Moskë.
XS
SM
MD
LG