Ndërlidhjet

Piratët lirojnë anijen greke


Ilustrim
Ilustrim
Piratët nga bregu perëndimor i Afrikës kanë liruar një anije greke, të rrëmbyer këtë javë.

Në bord ndodheshin 23 pjesëtarë rusë të ekuipazhit dhe një grek.

Ministria e Jashtme ruse tha se piratët kanë nxjerrë një pjesë të naftës nga anija, por nuk kanë lënduar ekuipazhin.

Piratët kanë rrëmbyer anijen të martën derisa po ankorohej në brigjet e Togos.

Ministria ruse tha se anija pritet të rinisë udhëtimin e saj.
XS
SM
MD
LG