Ndërlidhjet

Evakuime masive në Luzianë


Luzianë
Luzianë
Zyrtarët e Luizianës kanë urdhëruar evakuim masiv të popullatës, për shkak të dështimit të afërt të një dige në shtetin fqinj të Misisipit.

Diga është dobësuar nga ujërat në rritje që ka shkaktuar stuhia tropikale Isaac.

Rreth 60,000 persona duhet të evakuohen menjëherë, për çfarë autoritetet amerikane kanë angazhuar autobusë.

Të enjten, erërat maksimale të Isaac-ut kanë kapur shpejtësinë prej 72 kilometrash në orë.

Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së ka paralajmëruar dobësime të mëtejshme të erërave gjatë mbrëmjes së sotme.
XS
SM
MD
LG