Ndërlidhjet

logo-print

ANEB: Irani rrit aktivitetin bërthamor


Logo e ANEB-it

Logo e ANEB-it

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka thënë se Irani është duke u përgatitur të zgjerojë aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit në një objekt nëntokësor.

Në raportin e Agjencisë po ashtu thuhet se aktivitetet e zgjeruara në kompleksin ushtarak të Parçinit do të dëmtojnë përpjekjet e ANEB-it për të hetuar zhvillimin eventual të armëve bërthamore atje.

Raporti thotë se Irani ka prodhuar 189 kg uranium të pasuruar që nga viti 2010.

Agjencia po ashtu vë në pah se numri i centrifugave të pasurimit në Fordo ka arritur në 2,140 nga 1,064 sa ka qenë në muajin maj.

Irani hedh poshtë dyshimet e Perëndimit për krijimin e armëve atomike, duke thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG