Ndërlidhjet

OKB zgjat misionin në Liban


Këshilli i Sigurimit - foto arkiv

Këshilli i Sigurimit - foto arkiv

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri për zgjatjen e misionit të OKB-së në Liban edhe për 12 muaj të tjerë.

Votimi ka ndodhur pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, dhe ministrit të Jashtëm libanez.

Rezoluta dënon sulmin terrorist të vitit 2011, në të cilin janë vrarë pesë paqeruajtës.

Ajo po ashtu u bën thirrje të gjitha palëve të arrijnë përparim drejt armëpushimit të përhershëm.

OKB-ja mban forcën paqeruajtëse në Liban që nga pushtimi i parë izraelit, më 1978.

Forca paqeruajtëse ka vazhduar të qëndrojë për shkak të luftimeve të vazhdueshme përgjatë kufirit ndërmjet Libanit dhe Izraelit, të njohur si Linja e Kaltër.
XS
SM
MD
LG