Ndërlidhjet

BB: Rriten çmimet e ushqimeve për 10%


Logo e Bankës Botërore
Logo e Bankës Botërore
Banka Botërore ka bërë të ditur se thatësirat në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Lindore kanë shkaktuar rritje për 10 për qind të çmimeve gjatë muajit korrik.

Banka thotë se dëmtimet dhe humbjet e kulturave të misrit dhe sojës janë arsye të rritjes së çmimeve ushqimore.

Institucioni vë në pah se çmimi i orizit ka rënë për 4 për qind.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Jong Kim, ka thënë se rritja e çmimeve të ushqimeve “është duke kërcënuar ashpër shëndetin dhe mirëqenien e miliona njerëzve”.

Banka Botërore thotë se vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës janë më të prekurat nga efektet e rritjes së çmimeve.
XS
SM
MD
LG