Ndërlidhjet

Mijëra studentë të huaj përballen me dëbim nga Londra


Londër

Londër

Rreth 2,600 studentë të huaj përballen me largimin e mundshëm nga Britania, pasi një universiteti në Londër i është hequr e drejta për të sponsorizuar vizat e tyre.

Universiteti Metropolitan i Londrës ka pasur Statusin e Besimit të Lartë, i cili i ka lejuar të sponsorizojë viza për studentët jashtë Bashkimit Evropian.

Agjencia Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar i ka hequr këtë status pas një kontrolli gjashtëmujor.

Agjencia tha se universiteti “nuk ka arritur të adresojë mungesat serioze dhe sistematike”.

Tregu i studentëve të huaj në Britani kap vlerën prej 22.2 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG