Ndërlidhjet

Nishani vazhdon vizitën në Kosovë


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Prishtinë, 30 gusht 2012.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Prishtinë, 30 gusht 2012.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, vazhdon sot vizitën e parë në Kosovë në cilësinë e kryetarit të shtetit.

Në agjendën e sotme, pos tjerash, do të ketë një ligjëratë në Universitetin AAB, homazhet te kompleksi memorial “Adem Jashari” dhe qëndrimin në Prizren.

Të enjten, Nishani ka takuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë kosovarë.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kosovë, presidenti i Shqipërisë ka thënë se heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, do të hapë rrugë të reja për vendin.
XS
SM
MD
LG