Ndërlidhjet

SHBA studion raportin e ANEB-it për Iranin


Xhej Karni

Xhej Karni

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është duke studiuar nga afër raportin e ri të Kombeve të Bashkuara rreth programit bërthamor të Iranit.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka thënë se Irani mund të ketë dyfishuar numrin e centrifugave për pasurimin e uraniumit, të cilat i ka në objekte nëntokësore.

Raporti po ashtu ka vlerësuar se Irani ka shtuar stoqet e materialeve bërthamore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Irani ka ende “një dritare të mundësisë” për zgjidhje diplomatike, porse “ajo nuk do të mbetet e hapur për kohë të pacaktuar”.

Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh kundër Iranit, nga frika se ky i fundit synon krijimin e armëve bërthamore. Teherani thotë se programi i tij atomik ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG