Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet “shishja me mesazh” pas 98 vjetësh


Ilustrim

Ilustrim

Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me mesazh në të, e cila ishte hedhur nën mëshirën e fatit në oqean rreth 100 vjet më parë.

Peshkatari Endrju Lliper ka kapur shishen me rrjetën e tij, derisa peshkonte pranë Ishujve Shetland.

Autoritetet kanë konfirmuar se shishja është njëra nga 1,890 shishet e shkencëtarëve detarë, të lëshuara më 1914, për të ndjekur rrymat në detin rreth Skocisë.

Libri Botëror i Rekordeve “Ginis” ka thënë se gjetja e Lliperit thyen rekordin e mëparshëm me pesë vjet.

Brenda shishes ndodhej mesazhi me premtimin për shpërblim me ‘sixpence’ të personit që e gjen, por monedha e vjetër britanike nuk ekziston më.
XS
SM
MD
LG