Ndërlidhjet

Rodik braktis tenisin


Endi Rodik
Endi Rodik
Endi Rodik ka befasuar botën e tenisit, duke njoftuar se do të pensionohet pas “U.S. Open” – turneut që aktualisht po zhvillohet në Nju Jork.

Ish-kampioni i “U.S.Open” ka bërë publik lajmin në ditëlindjen e tij të 30-të.

“Do ta them shkurt dhe ëmbël. Kam vendosur që ky të jetë turneu im i fundit”, ka thënë Rodik.

Ish-numri një i botës thuhet të ketë pranuar se është e vështirë të mbetet konkurrues me “tre burrat e mëdhenj të tenisit”: Roxher Federer, Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviq.

Federeri, kundërshtar i Rodikut në vitet e kaluara, e ka cilësuar amerikanin si “garues të shkëlqyer dhe kampion të madh”.

Rodik ka fituar U.S. Open më 2003 dhe ka qenë finalist i Wimbledonit më 2004, 2005 dhe 2009.

Ndeshja e radhës e Rodikut në U.S. Open do të zhvillohet të premten kundër australianit Bernard Tomic.
XS
SM
MD
LG