Ndërlidhjet

logo-print

E mitura e krishterë, edhe dy javë në paraburgim


Islamabad

Islamabad

Gjykata në Pakistan i ka zgjatur edhe për dy javë paraburgimin së miturës së krishterë, e cila akuzohet për blasfemi.

Gjykatësit kanë thënë se do të presin derisa të finalizohen akuzat kundër saj.

Pamjet televizive kanë treguar vajzën të mbuluar me një shami të bardhë, për të mbrojtur identitetin e saj.

Njëri nga fqinjët e saj në Islamabad ka akuzuar vajzën se ka djegur pjesë të Kuranit.

Ka pasur shumë pasiguri në lidhje me moshën e vajzës dhe gjendjen e saj shëndetësore.

Një raport mjekësor, i lëshuar këtë javë, ka thënë se vajza është 14 vjeçe, porse gjendja e saj shëndetësore nuk përkon me moshën.

Blasfemia në Pakistan dënohet me vdekje.
XS
SM
MD
LG