Ndërlidhjet

Irani hedh poshtë raportin e ANEB-it


Iran
Iran
Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), i cili akuzon Teheranin për shtimin e aktiviteteve atomike.

Ligjvënësi Kazem Xhalali ka thënë se publikimi i raportit në kohën kur Teherani ka organizuar Samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve, “nuk do të thotë asgjë tjetër, pos lëvizje politike”.

Raporti i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara është publikuar të mërkurën. Ai vlerëson se Republika Islamike ka rritur me shpejtësi kapacitetin për pasurim të uraniumit, në objektin nëntokësor Fordov.

Irani i hedh poshtë akuzat e Perëndimit se bën përpjekje të krijojë armë bërthamore.

Ai thotë se aktiviteti i tij nuklear ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG