Ndërlidhjet

Gjykata japoneze mbështet Samsung-un


Tableta Samsung
Tableta Samsung
Një javë pasi Samsung-u është urdhëruar t’i paguajë 1 miliard dollarë Apple-it për shkelje të patentave, një gjykatë japoneze ka mbështetur kompaninë jugkoreane në mosmarrëveshjen me rivalin amerikan.

Gjykata e Qarkut në Tokio ka gjetur se Samsung-u nuk ka shkelur patentat e Apple-it për smartfonët e tij Galaxy.

“Ne kemi këmbëngulur fuqishëm se produktet tona nuk shkelin patentat e Apple-it amerikan dhe janë tërësisht teknologji tjetër. Verdikti njeh ligjshmërinë e kompanisë sonë”, thuhet në deklaratën e Samsung-ut, të bërë publike pas vendimit.

Vendimi i një jave më parë në Gjykatën e Kalifornisë, nga analistët e teknologjisë, megjithatë, konsiderohet më i rëndësishëm.

Padia është vetëm njëri nga disa rastet ndërmjet kompanisë me seli në Kaliforni, "Apple", dhe asaj në Korenë e Jugut, "Samsung", në lidhje me të drejtat e teknologjisë dhe inovacionin në sektorin e telefonave mobilë.

Kompanitë kanë paditur njëra-tjetrën edhe në Britani, Australi dhe në Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG