Ndërlidhjet

Hetuesit e CIA-s nuk akuzohen për vdekjen e të burgosurve


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet amerikane kanë refuzuar të ngrenë akuza kriminale kundër hetuesve të CIA-s në lidhje me vdekjen e dy të burgosurve, që mbaheshin në burgje sekrete jashtë vendit.

Prokurori i përgjithshëm, Erik Holder, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë ka vendosur kundër ndjekjeve penale “sepse provat e pranueshme nuk janë të mjaftueshme për dënim”.

Në gusht të 2009-ës, Holder ka urdhëruar hetimet për përdorimin eventual të torturës ndaj të burgosurve në të ashtuquajturat “lokacione të zeza”.

Ato operoheshin nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) gjatë administratës së ish-presidentit Xhorxh Bush.

Dy viktimat e dyshuara besohet se kanë qenë shtetas të Afganistanit, përkatësisht Irakut.
XS
SM
MD
LG