Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Filipine, alarm për cunami


Foto arkivi
Foto arkivi
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka regjistruar një tërmet me fuqi prej 7.9 shkallësh të Rihterit në rajonin e Filipineve, ndërsa ka lëshuar edhe alarmin për cunami.

Epiqendra e dridhjeve të Tokës është regjistruar në bregdetin lindor të Filipineve, në një thellësi prej 33 kilometrash.

Nuk ka ende raporte për viktimat eventuale.

Alarmi për cunami vlen për Filipinet, Indonezinë, Japoninë dhe Tajvanin.
XS
SM
MD
LG