Ndërlidhjet

Afganistan: Dy fëmijëve u prehen kokat


Afganistan
Afganistan
Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se një djali 12-vjeçar dhe një vajze 6-vjeçare u është prerë koka në dy incidente të ndara.

Zëdhënësi i Kandaharit ka bërë të ditur se djali është rrëmbyer dhe vrarë në jug të kësaj province, ndërsa koka i është vendosur pranë trupit.

Vëllai i viktimës mësohet se ka qenë pjesëtar i milicisë lokale anti-talibane.

Në provincën Kapisa, policia ka njoftuar se ka gjetur një vajzë me kokë të prerë, por ka thënë se nuk është e sigurt nëse viktima ka pësuar nga familja apo talibanët.

Vrasjet pasojnë incidentin e ngjashëm me 17 civilë afganë, që ka ndodhur këtë javë në provincën Helmand. Talibanët kanë mohuar përfshirjen në të.
XS
SM
MD
LG