Ndërlidhjet

logo-print

Paqësor: U tërhoq alarmi për cunami në Japoni dhe Tajvan


Sizmologu i shikon diagramet e tërmetit

Sizmologu i shikon diagramet e tërmetit

Autoritetet në Japoni dhe në disa ishuj të Paqësorit e kanë tërhequr alarmin për cunami, që ishte bërë pas tërmetit me intensitet 7.6 shkallë, që sot e kishte goditur pjesën lindore të Filipineve.

Por, autoritetet në Filipine dhe Indonezi thonë se alarmi mbetet në fuqi dhe zyrtarët në Filipine i kanë këshilluar banorët e hapësirave bregdetare, që të shkojnë në nivele më të larta tokësore.

Fillimisht ishte raportuar se tërmeti e kishte intensitetitn 7.9 shkallë të Rihterit, por Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, që i monitoron aktivitetet sizmike në mbarë botën, e ka përmirësuar raportin fillestar, duke e ulur intensitetin në 7.6 shkallë.
XS
SM
MD
LG