Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga eksplodimi – 6 të vrarë


Pamje e një xhamie në Peshavar

Pamje e një xhamie në Peshavar

Nga eksplodimi i një makine – bombë në një treg në qytetin Peshavar, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë së paku gjashtë vetë dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Policia lokale tha se pajisja, që ishte vendosur në një makinë me rikorkio të hapur, shpërtheu afër një xhamie në lagjen jugore të Peshavarit, Matni.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm, por militantët talibanë më parë kanë ndërmarrë sulme të këtilla dhe sulme vetëvarsëse në Peshavar.

Mbetet i paqartë edhe caku i këtij sulmi, pasi të gjithë të vrarët ishin civilë.
XS
SM
MD
LG