Ndërlidhjet

logo-print

Feith qëndroi në Bruksel në “takim lamtumirës”


Peter Feith

Peter Feith

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë në Kosovë, Peter Feith, ka qëndruar sot në Bruksel, me ç’rast është takuar me komisionarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.

Nga ky takim nuk ka pasur pronocime për media, por nga burimet në BE është thënë se ky ka qënë një “takim lamtumirës kurtoazie”.

Peter Feith pritet që të largohet nga Kosova, pasi më 10 shtator pritet të përfundoj mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një periudhe të mandatit të tij në Kosovë, diplomati holandez Feith ka qënë edhe si Përfaqësues i posaqëm i BE-së për Kosovën por, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve të BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën, atij nuk i ishte vazhuar ky mandat dhe kishte mbetur vëtëm në cilësinë e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo zyrë deri tash e ka përfaqësuar Grupin Ndërkombëtrar Drejtues për Kosovën, që përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky grup ka shpallur se më 10 shtator përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG